Críu Boutique Hotel

2021

Nicolosi_CT

Críu Boutique Hotel lind nga një lidhje e fortë me territorin dhe traditat e zonës, të cilat interpretohen në mënyrë origjinale dhe unike. Ne donim të krijonim një ambient minimalist, të mirëmbajtur, të rafinuar dhe delikat, e mbi të gjitha i projektuar që çdokush të ndihet si në SHTËPI. I ndërtuar në shpatet e malit Etna dhe i rrethuar nga bukuri të rralla natyrore, në këtë ambient përqafohen më së miri arkitektura, dizajni dhe kuzhina autentike siciliane.
Críu është ajo që secili nga ne dëshiron të gjejë në çdo udhëtim që bën. Është shtëpia që dëshirojmë të bëhet pikë referimi për udhëtarët që duan natyrën dhe kanë një ndërgjegje mjedisore, që kanë ekzigjenca por duan dhe thjeshtësinë në të njëjtën kohë.
Kjo vilë me kolona mbajtëse e viteve ‘50 është marrë në dorëzim dhe përshtatur në funksion të një aktiviteti tregtar. Projekti ynë rikthen në jetë këtë ndërtesë, e cila ndodhet në qendrën historike dhe në një nga rrugët kryesore të qytetit. Fillimisht, ne vitin 2017 nisëm punimet në katin përdhes, i cili u ideua për restorant, ndërsa tani po merremi me dy katet e sipërme të Crìu Boutique Hotel.
Brenda është punuar për rijetësimin dhe ripërdorimin e disa prej ambienteve dhe elementeve ekzistues, si dhe për rinovimin e hapësirave të brendshme, ku janë vendosur ambienti i ndenjes/kuzhina, recepsioni, si dhe dhomat me banjë personale.
Në hapësirën ekzistuese dyfish të lartë bëhet lidhja vertikale me anë të dy fletëvë prej çeliku korten të lakuar, i cili shërben si parapet e në të njëjtën kohë edhe si suport për këtë element që synon të jetë protagonist.
Ambienti i ndenjes/kuzhina është një vend ku personat e akomoduar në hotel mund të kalojnë një pjesë të mirë të ditës, veçanërisht kur shërbehet mëngjesi, ku kuzhinieri përgatit në çast dhe para syve të klientit pjatën e kërkuar.
Çdo dhomë është e konceptuar mbi bazën e një estetike minimaliste, kjo për arsye të dashurisë që kemi për elementët natyrorë të krahinës dhe për Siçilinë në përgjithësi. Madje edhe emrat e dhomave, Cotto, Terra, Salvia, Ghiara, Lavica, Sale, Neve, Manna, janë frymëzuar nga sende apo materiale antike të zonës që ende ekzistojnë dhe kanë origjinën nga dukuritë natyrore, toka apo botanika.
Materialet që karakterizojnë ambientet e brendshme janë prej dru thupre multistrat për elementet vertikale, çeliku korten për shkallët, gur vullkanik për zonën e mëngjesit dhe litar lini për ulëset.
Edhe vetë emri i strukturës është në linjë me traditën vendase: “Críu” është në fakt emri i sitës së lashtë tradicionale siçiliane, e përbërë nga një brez druri dhe nga një rrjetë metalike ose e komtë (me qime kali).

ph: Alessandro Castagna

© lineat all rights reserved

P.IVA 05492030878

© lineat all rights reserved

P.IVA 05492030878